Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Lushnjë, në rrethrrotullimin e Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë.

Përplasja ka qenë e fortë duke shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin në fuoristradë.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip fuoristradë, ku në hyrjen e rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamioncinën.

Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet prej vitesh një nga pikat më problematike të qarkullimit në këtë aks rrugor, ku në të kaluarën janë regjistruar aksidente të shumta disa prej tyre edhe me pasoja fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds