Protesta e thirrur pasditen e djeshme nga një grup qytetarësh me moton “Lushnja Ngre Zërin” pati një pjesëmarrje shumë më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët. Pavarësisht thirrjeve publike për një pjesëmarrje të gjerë në mbrojtje të të drejtave qytetare, qytetit dhe të ardhmes së tij në tubim morën pjesë vetëm pak persona.

Në kontrast me numrin e protestuesve bulevardi i qytetit në atë orë ishte i mbushur me qytetarë që kishin dalë për shëtitjen e zakonshme të mbrëmjes. Shumica prej tyre kaluan pranë protestës pa u ndalur dhe pa iu bashkuar thirrjes së organizatorëve duke treguar mungesë interesi ndaj kauzave të ngritura gjatë tubimit.

Pjesëmarrësit e pranishëm shprehën shqetësimet e tyre për problematikat që, sipas tyre prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Ata kërkuan më shumë mbështetje dhe angazhim nga komuniteti, ndërsa organizatorët nuk e fshehën zhgënjimin për mungesën e reagimit qytetar.

Sipas organizatorëve çështjet e ngritura në protestë prekin një numër të madh banorësh dhe kërkojnë një përfshirje më të madhe të qytetarëve për të sjellë ndryshime konkrete.

Pavarësisht pranisë së paktë protesta u zhvillua pa incidente dhe përfundoi pas disa minutash, ndërsa mbetet për t’u parë nëse organizatorët do të ndërmarrin nisma të tjera për të sensibilizuar qytetarët dhe për të rritur pjesëmarrjen në aktivitetet e ardhshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds