Në shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” në Lushnjë, nxënësit e klasës së 5-të kanë mbyllur me sukses projektin mësimor “Atdheu ynë”, kushtuar historisë së vendit dhe veçanërisht Kongresit të Lushnjës.
Gjatë prezantimit final fëmijët rikrijuan momentet historike të vitit 1920 duke hyrë në Shtëpinë Kongres me flamurin kombëtar në dorë, ashtu si delegatët e asaj kohe.
Nxënësit gjatë gjithë vitit kanë vizituar edhe vende të ndryshme historike në vend duke ndërtuar një panoramë më të plotë të historisë kombëtare.
Mësuesja Donika Beqiri u shpreh krenare për punën dhe përkushtimin e nxënësve, duke theksuar se projekti ka ndihmuar në forcimin e dashurisë për vendin dhe historinë kombëtare.
