Bllokimi i kolektorëve të ujërave të bardha e të zeza veçanërisht pas përmbytjeve nga dalja e shtratit të lumit Vjosë , ka bërë që rreth 300 familje në Ferras të njësisë administrative Levan në bashkinë Fier të bashkëjetojnë me ujërat e zeza duke u kthyer në shqetësimin më madhor të zonës. Sipas tyre problematika ka nisur pas ndërtimit të linjës së re nga një firmë private rreth 15 vite më parë , pasi firma në fjalë nuk është angazhuar asnjëherë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e saj teksa theksojnë se situata është rënduar së tepërmi veçanërisht 4 vitet e fundit. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve problemi ende nuk ka marrë zgjidhje .

Situata paraqitet veçanërisht problematike te pallatet e zonës ku ujërat e zeza dalin në sipërfaqe duke u krhyer në burim infeksionesh, por edhe konfliktesh të vazhdueshme mes fqinjëve.
E kam ngritur shpeshherë zërin për këte problematike thotë kryeplaku i Ferrasit Zani Hyka, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Ndërkohë sipas informacionit të marrë pranë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, investimi i kryer në këtë zonë nga bashkia Fier , nuk ka qënë asnjëherë në varësi dhe menaxhim të këtij institucioni e pavarësisht kësaj , KUZ do të ndërhyjë brenda dy ditëve për pastrimin e kolektorëve të bllokuar, por Ferrasi kërkon një zgjidhje përfundimtare të kësaj problematike dhe jo provizore ç, ka kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds