Banorët e mbetur në fshatin Çorrush të Mallakastrës mbijetojnë me mbledhjen dhe tregtimin e bimëve medicinale. Kryesisht të moshuarit gjatë sezonit të mbledhjes së bimëve medicinale, çdo ditë i sheh teksa mes mundimeve te mëdha mbledhin shtog, rigon, hithra dhe bimë të tjera medicinale , si e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura shtesë mbi pensionin e pamjaftueshëm . Gjatë kësaj periudhe shumë banorë të këtij fshati piktoresk që në orët e para të mëngjesit i drejtohen kodrave për të mbledhur bimë mjekësore ndonëse vitet e fundit çmimi është tepër i ulët dhe fitimi i paktë. Bashkëshortët Barjam e Asime Mahmutaj tregojnë se pavarëisht se mbledhja e tyre është një proces i vështirë , kjo është e vetmja mundësi për të siguruar sadopak të ardhura.
Vite më parë pothuajse i gjithë fshati mblidhte bimë mjekësore pasi tregtoheshin me çmim të leverdisshëm thotë Luiza Dervishaj, por së fundi interesi ka rënë. Kemi nevojë për çmime fikse dhe për një pikë grumbullimi thotë ajo pasi vetëm në këtë mënyrë do ia vlente mundi.
Në Çorrush tradita e mbledhjes dhe shitjes së bimëve medicinale ka vijuar ndër breza duke u kthyer në një burim të ardhurash për shume familje, por së fundi jo vetëm çmimet e ulëta , por edhe largimi i të rinjve duket se e kanë penalizuar kete sektor të rëndësishëm të ekonomisë lokale , duke e çuar drejt braktisjes së plotë.
