Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, ka takuar tregtarët e dëmtuar nga zjarri në tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimit, zonja Sefa deklaroi se bashkia do të marrë masa për dëmshpërblimin e tregtarëve të prekur, si edhe do t’u lejojë atyre të zhvillojnë aktivitetin e shitjes në hapësirën jashtë tregut deri në normalizimin e situatës.
Ndërkohë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, në treg ka qenë i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Ai u shpreh se organet përgjegjëse duhet të zbardhin sa më shpejt shkaqet e zjarrit, ndërsa kërkoi që bashkia të ndërhyjë për dëmshpërblimin e tregtarëve të dëmtuar.
