Avokati Ervis Goxhaj, ka komentuar shqyrtimin nga Gjykata e Larté té njé çéshtjeje kyçe né drejtési qé lidhet me ndryshimin e praktikës gjyqësore né lidhje me masat e sigurisë “Arrest me burg”. Goxhaj e ka cilésuar nismén pozitive dhe domosdoshmëri përballë numrit të madh të të paraburgosurve né vendin toné, dy heré mé té larté se né vendet e Bashkimit Europian. Por ka pohuar se nisma ka dhe anët negative të saj.
Goxhaj ka pohuar gjithashtu se shkaku kryesor i numrit të madh të paraburgosurve janë ashpërsimi i kodit penal dhe fryma e ashpër që kanë magjistratët në vendosjen e masës se sigurisë “Arrest me burg” për vepra penale që kanë një marzh të ulët dënimi.
Ndérkohë Goxhaj ka sugjeruar që përveç ndryshimeve të praktikës gjyqësore , ligjvënësit duhet te marrin në konsideratë dhe ndryshimin e kodit penal për këto vepra me dënim të ulët pasi ndryshimet qé po diskutohen aktualisht mund ta pérkeqésojné situatén nése nuk shoqérohen me njé arsyetim té qarté qé do té udhëzojé gjykatat né zbatim.
