Aktivitete të shumta shoqërojnë muajin festiv të Nëntorit. Konkursi për lëndën e Dituri Natyre u zhvillua sot mes tre grupeve te klasës së katërt të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Nxënësit ishin përgatitur nga mesuesja kujdestare Laureta Lame dhe gara ishte shumë e fortë dhe dinjitoze mes grupeve.

Juria e përbërë nga Presidentja e shkollës Enkelejda Koçiu dhe mësueset Hedija Hoxha e Edlira Nako zgjodhi në bazë të përgjigjeve të sakta grupin fitues.

Pas konkursit nxënësit u veshën me rrobat kuq e zi si flamuri dhe recituan poezi e kënduan këngë duke na përçuar atmosferën festive të festave të Nëntorit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”h3bfBjqmiME”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds