Muaji Tetor është muaji i letërsisë dhe shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” po organizon aktivitete të shumta që i japin jetë e gjallëri çdo ambienti të shkollës. Nxënësit e klasave të 10 dhe 11, mbështetur nga mësuesja e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë Ariola Çraga organizuan sot aktivitetin letrar për Naim Frashërin, figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes në kuadër të muajit të letërsisë. Jetën, veprat, dashurinë për gjuhën dhe përkushtimin ndaj atdheut të Naim Frashërit, nxënësit i shprehën me art dhe mesazhe.
Naimi Frashëri është frymëzim për të rinjtë e sotëm që kërkojnë të shprehin botën e tyre të brendshme, u shprehën nxënësit dhe më pas vazhduan me prezanimin e jetës së Naim Frashërit, esse të krijuara nga ata dhe vjersha të Naimit interpretuar me emocion nga nxënësit.
Drejtoria e shkollës dhe Mësueseja e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë Ariola Çraga falenderuan nxënësit për këtë aktivitet letrar që shërbeu si një formë ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e e librave dhe ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe.
