Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në farmacitë bujqësore të qytetit të Lushnjës, me fokus verifikimin e cilësisë dhe origjinalitetit të produkteve që tregtohen për përdorim bujqësor.

Gjatë inspektimeve, specialistët e AKU-së kanë kontrolluar dokumentacionin shoqërues të produkteve, etiketimet, datat e prodhimit dhe të skadencës, si dhe përputhshmërinë me standardet ligjore në fuqi. Qëllimi i kontrolleve është të garantohet që fermerët të kenë akses vetëm në produkte të certifikuara, të sigurta dhe efikase për përdorim në bujqësi.

Sipas burimeve zyrtare, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë tregtare që operojnë në fushën e inputeve bujqësore. AKU apelon për kujdes të shtuar nga fermerët në blerjen e produkteve, duke u siguruar që ato të jenë të pajisura me etiketë origjinale dhe të tregtohen vetëm në subjekte të licencuara. Ky aksion është pjesë e planit kombëtar të monitorimit të tregut bujqësor, me synim forcimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e prodhimeve vendase nga përdorimi i kimikateve të dyshimta apo të paautorizuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *