Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputeti i PS-së Bujar Çela vizituan ambientet e shkollës 9-vjeçare “Skênder Libohova” që është në përfundim të restaurimit, duke u shndërruar në një shkollë me ambiente bashkëkohore që do pres pas një muaji rreth 700 nxënës dhe stafin pedagogjik. “Fokusi i investimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë në 3 shtylla kryesore” – tha Ministrja Manastirliu, duke folur për zgjerimin e investimeve në shkolla, unifikimin e bazës materiale-didaktike dhe investimet në terrene sportive dhe palestra në shkolla.
Përveç ambienteve të rikostruktuara kjo shkollë do të këtë edhe pajisje të reja fal një fondi të dhënë nga Ministria e Arsimit, theksoi Kryetarja Sefa.
Shkolla “Skënder Libohova” i është nënshtruar rikonstruksionit dhe shtesës së godinës, një investim i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkia Lushnjë. Në shkollën “Skënder Libohova” është investuar gjithashtu edhe për terrenet e reja sportive.