Sot në ambientet e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” u organizua nga Bashkia Lushnjë, 102 vjetori i hapjes së Shkollës së parë Bujqësore në Lushnjë. Festë, panair me prodhimet bujqësore vendase dhe të ftuar të shumtë ishin kryefjala e kërij eventi të rëndësishëm.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa në fjalën e saj theksoi rolin e bujqësisë në mirëqënien e shoqërisë dhe krijimin e vendeve të punës.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë përshëndeti të ftuarit dhe shprehu mirënjohjen për mësuesit dhe nxënësit që dolën nga kjo shkollë.
Atasheu i Ambasadës Franceze i pranishëm në këtë event gjithashtu përshëndeti dhe përmendi mbështetjen për Shqipërinë në BE, ku rëndësi i jepet edhe bujqësisë.
Shkolla e parë bujqësore hapi dyert në tetor 1921 me drejtor Ismail Haxhihyseni, me një staf që kishte studiuar dhe ishte specializuar jashtë vendit dhe me nxënës nga e gjithë Shqipëria.
