Në 25 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 që goditën SHBA-në në zemrën e saj, Nju Jorku i nisi homazhet për viktimat e tragjedisë me një spektaklë simbolik nga qielli: 2.977 dronë të ndricuar rikrijuan në përmasa reale siluetën e Kullave Binjake mbi Manhattan. 2.977 drita mbi Portin e Nju Jorkut, ishte titulli i show-t të konceptuar të sillte nga një dritë për secilën prej 2.977 viktimave të sulmeve. Projekti u zhvillua nga drejtori kreativ Addison Mehr në bashkëpunim me familjarë të atyre që humbën jetën në sulmet e nje cerek shekulli më parë. Në projekt morën pjesë gjithashtu studioja holandeze Drift dhe arkitektët Shigeru Ban e Dean Maltz. Dronët fillimisht u organizuan në formën e një spiraleje dhe më pas u shndërruan në siluetën e Kullave Binjake, duke qëndruar të pezulluara mbi ujë. Spektakli u shfaq dy herë nga 15 minuta dhe u shoqërua me muzikë, përfshirë veprën “Mbi shtegtimin e shpirtrave” të John Adams, të kompozuar pas tragjedisë së 11 Shtatorit. Homazhi vjen në një moment kur zona ku ngriheshin kullat binjake po hyn në një tjetër fazë të rindërtimit, me projekte të reja kulturore dhe arkitekturore që po i shtohen kompleksit, ndërsa ndërtimi i World Trade Center 2 ka nisur dhe pritet të përfundojë në vitin 2031.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds