Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë  mesditën e sotme një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurte në kodrat e Radostinës, ne vendin e quajtur “ Fiqtë”, duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në vendngjarje kanë mbërritur automjetet  zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen .

Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet përreth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds