Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 12.30 në rrugën kombëtare Fier-Shegan- Kuçovë.

Një automjet i tonazhit të rëndë ( trajl) ka shkaktuar një aksident midis disa automjeteve. Dy automjete të cilat janë me dëmtime të konsiderueshme ende nuk dihet nëse janë përplasur mes tyre apo nga trajli. Ndërsa një e re e dëmtuar rëndë ka përfunduar në spital.

Ambulanca e thirrur ka marrë me urgjencë drejtuesen e një prej automjeteve për t’a transportuar në spitalin e Lushnjës. Automjeti i të dëmtuarës është përplasur me shtyllën e tensionit të mesëm ndërsa mjeti tjetër tip Audi ka dëme materiale.

Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur procedurat për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që kanë nisur kërkimin e trajlit i cili pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Priten detaje të tjera për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti në këtë rrugë nacionale tepër të frekuentuar që lidh zonën e Kuçovës me Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds