Ditën e sotme në ambjentet e bashkisë Lushnjë u zhvillua veprimtaria e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

Pjesmarrës në këtë takimi ishin kryetarja e bashkisë.përfaqësues nga policia e shtetit dhe polica bashkiake,drejtori rajonali i shërbimit social shtetëror,përfaqësues nga komunitet fetare,agjensia e zonave të mbrojtura fier,si dhe nga arsimi,media,shoqëria civile etj.

Në këtë takim u bë një përmbledhje e punës dhe veprimtarisë nga të gjithë pjesmarrësit ku kryetarja e bashkisë Znj.Eriselda Sefa  vlerësoi praninë e pjesemarrësve në këtë takim duke e cilësuar si një vlerësim dhe mbështetje për një praktikë të cilën po përpiqemi ta bëjmë të shpesht në Bashkinë e Lushnjës , atë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

Më pas të pranishmit diskutuan për çështjet më delikate të sigurisë publike dhe hodhën idete tyre  per mënyrën se si mund ti parandalojnë ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds