Dhjetëra vullnetarë nga qyteti i Tiranës dhe Durrësit të organizuar mbi baza vullnetare, kanë zgjedhur parkun kombëtar të Divjakës për të mbjellë rreth 300 fidane të rinj pishash.

Të tërhequr nga natyra e bukur dhe të apasionuar pas saj, grupi i vullnetarëve të gjitha shpenzimet përfshi dhe fidanet e pishave i kanë sponsorizuar vetë.

Vullnetarët kanë kontaktuar me administratën e zonave të mbrojtura të parkut e cila i ka vënë në dispozicion specialistët e saj për të përcaktuar zonën e mbjelljes si dhe kqyrjen nga afër të kushteve teknike për mbjelljen e fidaneve.

Në muajin e pyllëzimit në parkun kombëtar të Divjakës janë mbjellë fidanë pishe edhe nga nxënës shkollash, institucione e të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *