Fermerët e zonës bregdetare në bashkinë Divjakë kanë filluar këto ditë vjeljen dhe hedhjen në treg të prodhimit të ri të patates dhe qepës së hershme. Tokat bujqësore në fshatrat Mizë, Xeng dhe Zharrnec janë mjaft të përshtatshme për këto kultura të cilat në këtë zonë kanë hershmëri duke konkuruar të gjitha rajonet e tjera të vendit.
Aktualisht një kg qepë po tregtohet nga 35 deri në 50 lekë ndërsa një kg patate 40 deri 50 lekë në varësi të cilësisë.
Sipas fermerëve ky çmim për kulturën e qepës nuk justifikon shpenzimet dhe kostot e kryera.
E njëjta gjë është edhe për prodhimin e ri të patates, ku problematik mbetet konkurenca e patates nga importi. Në këtë zonë ka fermerë që ende nuk kanë arritur të shesin prodhimin e patates së vjeshtës me synimin për rritje çmimi, ndërkohë që dalja në treg e patates së re bënë që patatja e vjeshtës do të shitet me çmim jo shumë se 20 lekë për kg.
Fermerëve shumicën e prodhimit jua tërheqin tregtarët nëpër parcela çka i penalizon ata, se nuk marrin faturën dhe nuk përfitojnë nga suvencionet, pasi të gjitha pikat e grumbullimit që kanë liçenca dhe lëshojnë fatura ende nuk kanë nisur të mbledhin patate dhe qepë.
