Pranvera me temperatura të larta dhe mungesa e dezinfektimit të hapësirave të gjelbra kanë sjellë shfaqjen më herët të sulmeve nga insektet dhe gjarpërinjtë në Fier.

Rastet e para në urgjencën e spitalit të Fierit u regjistruan në muajin prill, kur disa fermerë u pickuan nga “vejusha e zezë”. Gjatë muajit maj, të paktën 7 pacientë morën ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit, ndërsa po aq raste u paraqitën edhe në spitalin Memorial.

Sipas mjekut toksikolog Lulëzim Banushi, shqetësues mbetet fakti se, përveç pickimeve nga merimanga e zezë dhe akrepat, janë regjistruar edhe raste të sulmeve nga zvarranikë si nepërka. Temperaturat e larta dhe thatësira ndikojnë në rritjen e përqendrimit të helmit, ndërsa mungesa e dezinfektimeve favorizon shtimin e tyre.

Vetëm një ditë më parë, në qendër të qytetit të Fierit u pa një gjarpër, i cili sipas ekspertëve nuk është agresiv, por prania e tij në zonë urbane mbetet shqetësuese. Alarmi për shtimin e gjarpërinjve dhe shfaqjen e tyre pranë zonave të banuara është dhënë jozyrtarisht nga strukturat shëndetësore, sidomos në zonat rurale, ku regjistrohen rastet e para të sulmeve nga insektet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds