Flamujt në të gjitha misionet diplomatike të Izraelit në botë do të ulen në gjysmë shtize si shenjë respekti pas vrasjes së dy diplomatëve izraelitë në Washington DC.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, konfirmoi këtë masë gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se “Ministria e Jashtme dhe misionet diplomatike do të ulin flamujt për të nderuar Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, anëtarët e ndjerë të stafit diplomatik.”

Në përpjekje për të forcuar sigurinë, kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi masa të shtuara sigurie për ambasadat dhe konsullatat izraelite, duke e cilësuar këtë ngjarje si pasojë të “nxitjes kundër Izraelit dhe një shfaqje të trishtuar të antisemitizmit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds