Mesditën e së dielës ka vijuar përsëri djegia e mbeturinave tek vend depozitimi i inerteve në Lushnjë. Prej afro 48 orësh zjarrfikësit dhe punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve kanë punuar për shuarjen e vatrave të zjarrit në lagjen 18-Tetori.
Për situatën e krijuar dhe që përsëritet herë pas here ju drejtuam kryetares së bashkisë Lushnjë zonjës Eriselda Sefa e cila konfirmon se kjo fushë është e miratuar me vendim të këshillit bashkiak në 2004.
Si zgjidhje emergjente zonja Sefa konfirmon vendosjen e rojeve 24 orë për monitorimin e fushës së mbetjeve. Gjithashu sipas kryetares së bashkisë Lushnjë po shikohet mundësia e krijimit të një fushe për depozitimin dhe dekompozimit e mbetjeve në shërbim të bujqësisë