Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti Saimir Korreshi ngriti shqetësime të forta për standardet e sigurisë ushqimore në vend, duke vënë në pikëpyetje zbatimin e rregullave në tregun shqiptar të bulmetit.
Korreshi deklaroi se në shumë dyqane mungon etiketimi i saktë i produkteve të bulmetit, duke theksuar se konsumatori shpesh nuk e di përbërjen e djathit që blen. Sipas tij, në Shqipëri nuk respektohen standardet që janë të detyrueshme në vendet e Bashkimit Europian për deklarimin e përbërësve.
Ai kritikoi gjithashtu mungesën e laboratorëve të kontrollit në zonat bujqësore, duke përmendur Myzeqenë si shembull të mungesës së infrastrukturës shtetërore për analizat ushqimore.
“Deputeti Saimir Korreshi ne Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Po të hysh në dyqanin ne bylmetit nuk ka ne etiketë se çfarë përmban ai produkt.
Çfarë standard uropian është këtu, ku në Europë nuk shkruhen përbërësit e djathit, është detyrim ligjor. Po I them këto meqë vi nga Brukseli se të vija nga Lushnja do të thoja shyqyr dhe kaq.
Ngazëllehem kur thoni eksportojmë laboratorë, por kur hedh sytë nga Lushnja aty ku fle gjumë un, nuk ka laboratorë aty, në Myzeqe opinga laboratorë. Ngec Europa.
Ka humbur besimi ndaj mnistrisë ndaj nuk aplikojnë fshatarët e shkretë për subvencion.
Vetëm në Shqipëri ndodh të jetë djathi 70 dhie dhe 30 përqind deleje”, tha ai.
