Mbas transferimit të Durim Bamit nga burgu i Fushë-Krujës në Peqin, për shkaqe të sigurisë së jetës dhe për të parandaluar ngjarje kundër tij është mbyllur në sektorin B të sigurisë së lartë.
Me një urdhër të brendshëm, Bami nxirret në oraret e ajrimit vetëm dhe i pashoqëruar nga të tjerët, dhe ky urdhër i dhënë policisë së burgjeve po zbatohet nga të gjitha turnet.
Të dhënat për ndonjë atentat të mundshëm mbahen sekret, sipas burimeve, ndërsa më herët, si rezulton nga shkresat, menjëherë mbasi u ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkoi të lirohej nga paraburgimi 313 sepse i rrezikohej jeta.
Burgjet prej ditësh po kryejnë kontrolle blic, dhe vetëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në Reç janë rikthyer katër herë.
