Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një person u plagos me thikë pas një konflikti mes dy individëve.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Gëzim Ramka, rreth 54 vjeç, ndërsa i plagosuri është Rigels Janaqi, rreth 42 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me plagosjen me thikë të Janaqit.

I plagosuri është paraqitur në spital me thikën ende në qafë, ndërsa mjekët po punojnë për heqjen e saj dhe dhënien e ndihmës mjekësore.

Mësohet se i dëmtuari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e rendit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds