Pronësia mbi tokën, ndotja mjedisore dhe dëmtimet e banesave kanë qenë shqetësimet kryesore të ngritura nga qytetarët gjatë aktivitetit “Dita e Hapur” në Fier. Banorët e Povelçēs nē komunēn e Ndērmēnasit kërkojnë zgjidhje për tokat që kanë në përdorim, ndërsa banorët e Zharrēzës dhe Marinzës ngrenë shqetësimin për ndotjen nga aktiviteti naftënxjerrës.
Komisioneri i Avokatit të Popullit, Besnik Deda, foli edhe për problematikat e konstatuara gjatë protestave në Tiranë. Ai evidentoi mangësi në trajtimin e të miturve të shoqëruar nga policia, mungesën e psikologëve dhe avokatëve mbrojtës gjatë marrjes në pyetje, si dhe raste të përdorimit joproporcional të forcës.
I pyetur për paketën e masave të propozuara nga kryeministri Edi Rama ndaj protestuesve, Deda u shpreh se nuk është në tagrin e institucionit të komentojë masat konkrete. Ai theksoi se duhet të garantohet e drejta për protestë, por edhe liria e lëvizjes dhe siguria e qytetarëve të tjerë.
Deda ka pohuar gjithashtu se krahas mbrojtjes sē jetēs dhe shēndetit tē protestuesve , duhet tē garantohet edhe jeta e punonjēsve tē policisē tē cilēt janē aty pēr tē garantuar kētē protestē , por edhe pēr tē vepruar nē rastet kur protesta i tejkalon pērmasat e nevojshme ligjore.

