56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit. Menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, “Sori-AL, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.
Menuja për drekën e konsumuar, vakti gjatë të cilit dyshohet se është bërë edhe helmimi, është:

-SALLATE PERIME TE ZIERA
-GJELLE PATATE/ TAVE ME PRESH
-MAKARONA /PILAF
-MISH
-BISKOTE
-BANANE
-BUKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds