Zbardhen detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, shtetasi Armand Shakaj.

Sipas informacioneve Shakaj e qëlloi me plumb pas koke Eglant Koçin, para se ta hidhte trupin e tij në një humnerë pranë fshatit Cerrujë.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Familjarët e kanë identifikuar në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit.

Sakaq, autori i dyshuar Armand Shakaj mbetet  në arrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds