Zemërimi popullor ka shpërthyer sërish përpara dyerve të pushtetit.

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh janë grumbulluar këtë të martë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, pikërisht gjatë kohës kur brenda po zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, duke e kthyer hapësirën përreth në një arenë të drejtpërdrejtë proteste kundër regjimit.

Me flamuj kuqezi në duar dhe me thirrjet e fuqishme “Turp, parlamenti i krimit!”, protestuesit denoncuan kapjen e institucioneve dhe arrogancën e mazhorancës. Nga pragu i godinës parlamentare, aktivistët i bënë thirrje mbarë qytetarëve për të vërshuar në masë pasditen e sotme në shesh, për t’i prerë rrugën vendimmarrjeve të njëanshme dhe fasadës parlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds