Një operacion i madh antidroge është zhvilluar nga Policia e Tiranës, ku mësohet se me urdhër të Prokurorisë janë lëshuar 30 masa arresti. Mësohet se nga aksioni janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve paraprake, grupet vepronin prej kohësh në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa hetimet ndaj tyre kishin nisur prej një periudhe të gjatë nga sektori i antidrogës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se prova të rëndësishme janë siguruar edhe nga zbërthimi i komunikimeve, pas goditjeve të mëparshme, duke çuar në identifikimin e personave të dyshuar si të implikuar në aktivitetin kriminal.

Deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të arrestuar apo sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë operacionit, ndërsa pritet që policia të japë detaje të mëtejshme në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *