Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë–Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç, dhe pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 39-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri 29-vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds