Banorët e Patosit janë shprehur kundër planit të Partisë Socialist për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e kësaj bashkie, me atë të Fierit.

Një përfaqësi e komunitetit mes tyre aktorë, politikanë e shkrimtarë, i janë drejtuar me një letër Kuvendit, duke i kërkuar informacion dhe analizë të plotë, para se ky plan të miratohet.

Në letër thuhet se komuniteti kërkon që bashkia të rruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

“Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.

Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi: funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrativ; kapacitetin financiar; strukturën ekonomike të territorit; karakteristikat demografike; veçoritë gjeografike; aksesin e qytetarëve në shërbime; historinë administrative; identitetin shoqëror dhe kulturor; ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit; kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin; alternativat ndaj bashkimit. Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër.

Sipas tyre, kjo analizë duhet të bëhet publike dhe të marrë në shqyrtim funksionalitetin e Bashkisë Patos, kapacitetet administrative e financiare, strukturën ekonomike, si dhe karakteristikat demografike e gjeografike të territorit.

Në letër kërkohet gjithashtu vlerësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, historisë administrative, identitetit shoqëror e kulturor, si dhe ndikimit të industrisë së naftës dhe gazit në territor.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me analizimin e kostove dhe përfitimeve që do të sillte një bashkim i mundshëm me Fierin, si edhe shqyrtimin e alternativave ndaj bashkimit. Në fund të letrës, nënshkruesit shprehin qëndrimin se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds