Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka përfunduar procesin e kontrolleve dhe vlerësimit sipas kategorive, për sigurinë ushqimore për 696 stabilimente të prodhimit për produkte me origjinë shtazore nga 904 stabilimente të planifikuara.
Gjatë seancës në Komisionin Parlamentar ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural Andis Salla njoftoi për rezultatet e kontrolleve sipas standardeve të BE-së.
Sipas ministrit Salla nga stabilimentet e vlerësuar 19 prej tyre apo 27% e totalit të kontrolluar janë vlerësuar në Kategorinë I, pra stabilimente që kryejnë veprimtari në përputhje të plotë me kërkesat e BE.
Në kategorinë 2, sipas ministrit Salla janë vlerësuar 204 stabilimente. Vlerësimi në Kategorinë 2 për 29% të bizneseve të vlerësuara përcakton përmirësime që nevojiten të zbatohen brenda një periudhe 2 mujore.
65% të tyre janë klasifikuar në kategorinë 3, cilat kërkojnë punime ose rinovime të mëtejshme dhe burime financiare të konsiderueshme ose stabilimentet që janë dekategorizuar nga kategoria 2) që mund të përmirësohen për një periudhë kohore më të gjatë se ajo e kategorisë 2.
3% e tyre janë janë klasifikohen në Kategorinë 4, stabilimente ku vihen re mospërputhshmëri madhore dhe stabilimenti duhet të mbyllen.
“Gjatë vitit 2026, nga 904 stabilimente të planifikuara për vlerësim, janë vlerësuar 696; 208 rezultuan të mbyllura, të pezulluara, në rikonstruksion ose të çregjistruara. Nga stabilimentet e vlerësuara, 19 u renditën në kategorinë I, 204 në kategorinë II, 453 në kategorinë III dhe 20 në kategorinë IV.
Këto të dhëna na japin një pasqyrë konkrete të gjendjes dhe na lejojnë t’i themi çdo operatori se çfarë duhet të përmirësojë.
Puna që po bëjmë tani është që ky vlerësim të kthehet në masa konkrete. Synojmë që deri në dhjetor 2026 të përgatitet Programi Kombëtar për Përmirësimin e Stabilimenteve të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë. Për çdo operator duhet të jetë e qartë çfarë duhet të korrigjojë, brenda çfarë afati dhe si do të verifikohet progresi.
Po punojmë në mënyrë të posaçme edhe për qumështin e papërpunuar. Monitorimi në fermat me mbi dhjetë krerë gjedh ka treguar se cilësia në burim kërkon punë të qëndrueshme: shëndet të tufës, higjienë në mjelje, ftohje dhe transport të duhur, analiza të përsëritura dhe masa korrigjuese.
Prandaj, krahas kontrollit, po punohet për strategjinë e përmirësimit gradual të cilësisë së qumështit të papërpunuar.
Fermeri duhet ta njohë standardin, por duhet të ketë edhe një rrugë të qartë për ta arritur atë”, pohoi ministri Salla.
Vlerësimi ka nisur më 14 Prill dhe parashikohej të mbyllet në fund të muajit korrik. Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar Ushqimor, Blerina Gjylameti, më herët për Monitor shpjegoi procedurat e kategorizimit dhe vlerësimit.
Sipas Gjylametit, Kategoria 1: klasifikohen stabilimentet që ushtrojnë aktivitet në përputhje të plotë me kërkesat e BE-së.
Kategoria 2: klasifikohen stabilimente ku vihen re mospërputhshmëri të vogla që mund të zgjidhen gjatë një periudhe të shkurtër kohore (3-6 muaj).
Kategoria 3: klasifikohen stabilimente ku vihen re mospërputhshmëri të konsiderueshme (lidhur me planimetrinë, infrastrukturën e ndërtimit, të cilat kërkojnë punime ose rinovime të mëtejshme dhe burime financiare të konsiderueshme ose stabilimentet që janë dekategorizuar nga kategoria 2) që mund të përmirësohen për një periudhë kohore më të gjatë se ajo e kategorisë 2.
Për këto stabilimente do të përgatiten plane veprimi për korrigjimin e mospërputhjeve në një fazë të mëvonshme.
Kategoria 4: klasifikohen stabilimente ku vihen re mospërputhshmëri madhore dhe stabilimenti:
• përbën rrezik të konsiderueshëm për shëndetin; nuk duhet të hedhë produkte në treg;
• duhet të mbyllet sepse nuk është në përputhje me legjislacionin kombëtar;
• nuk mund të arrijë standardet e BE-së.
Për kategorinë 4, AKU merr masa për mbylljen e stabilimentit./Monitor
