Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me iinspektorët e Qarkut Fier. Në një deklaratë për mediat Sula  ka deklaruar se siguria ushqimore në qarkun e Fierit, do të jetë në fokus të punës, pasi është një nga qarqet kryesore për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror, që vizitojnë qarkun e Fierit, përfshirë destinacionet si Apolonia, Bylisi dhe Ardenica sipas tij, inspektorët e sigurisë ushqimore do të shtojnë kontrollet në stabilimentet e përpunimit të qumështit dhe në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore, me synimin që turistët të konsumojnë produkte të sigurta dhe cilësore.

Sula pohoi gjithashtu se një vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet edhe kontrolleve në subjektet ndotëse të naftës dhe kontrollit të pesticideve në hambarin e Shqipërisë si një problematikë e nxehtë.

Sula përmendi gjithashtu edhe reformën në sistemin e inspektimit, duke bërë të ditur se është në proces riorganizimi i inspektorateve. Sipas tij, struktura e re synon bashkimin e institucioneve me fusha të përafërta përgjegjësie, për të shmangur mbivendosjet e kompetencave dhe për të rritur efikasitetin e kontrolleve në terren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds