Altin Meçaj banor i fshatit Vjosë në njësinë administrative Cakran, emigrant në Gjermani ka dalë në një deklaratë për mediat përpara Prokurorisë në Fier, lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth gjashtë muaj më parë, kur ai dhe babai i tij Ylli pretendojnë se u dhunuan në banesën e tyre nga disa persona, mes tyre një polic i operacionales në DVP Fier.

Meçaj deklaroi se sipas tij Prokuroria ende nuk e ka thirrur për të dhënë dëshmitë dhe provat e reja që pretendon se disponon mbi çështjen. Ai shtoi gjithashtu se personi që sipas tij është i përfshirë në ngjarje është rikthyer në radhët e Policisë së Shtetit.

Në deklaratën e tij ai bëri edhe një krahasim me ngjarje të rënda të së kaluarës, duke përmendur rastin e ndodhur në Libofsh në vitin ‘92. Sipas tij mosveprimi i institucioneve mund të sjellë pasoja të rënda, ndaj u bëri thirrje organeve të drejtësisë të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të zbardhin ngjarjen.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria apo Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga Altin Meçaj.

I pyetur Kryeprokurori i Fierit Helion Mustafaj ka pohuar se çështja është nën hetim dhe po shikohet me përparësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds