Është ndarë nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja.
Ai është varrosur sot në pranë të një rrethi të ngushtë familjarësh. Në një njoftim zyrtar familja ka bërë me dije se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, njofton familja.
Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Guci, ndërsa njihet si shkrimtar me një penë të vyer, kritik letrar dhe historian.
Si shkrimtar, ai njihet kryesisht për romanin e tij të vitit 1974 “Vdekja më vjen nga sy të tillë”, i përkthyer në shumë gjuhë, Një Dashuri dhe Shtatë Mëkate (2003), Nata është dita jonë (2007) Bijtë e askujt (2010), Sekretet e Zbuluara (2020) e shumë të tjerë.
