Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të plagosur një grua rreth 75 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve, Nexhip dhe Naile Sadiku. Shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombula kur zonja e shtëpisë ka ndezur sobën në mengjes. Nga shpërthimi ajo vetë ka pësuar lëndime.

Pas shpërthimit, në ndihmë të të moshuarve kanë shkuar fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë njoftuar ambulancën. E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor për shkak të plagëve dhe djegieve të shkaktuara nga shpërthimi.

Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një kat i banesës ku jetonte çifti është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shkatërruar.

Sipas të afërmve, dy të moshuarit jetonin të vetëm në banesë, ndërsa djemtë e tyre ndodhen në emigracion.

Shpërthimi ka alarmuar edhe banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të shpërthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds