Mësuesit e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në shkollën e mesme të bashkuar Ballagat janë përballur edhe këtë vit me mungesën e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin normal të orëve mësimore. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi Drejtorja e shkollës në bashkëpunim me komunitetin dhe përfaqësuesin vullnetar të Korpusit të Paqes Julian Willis realizuan ngritjen e një klase digjitale bashkëkohore.

Drejtorja e shkollës Talibe Çela u shpreh se projekti u financua 30 për qind nga komuniteti dhe 70 për qind nga Korpusi duke vlerësuar rolin e prindërve dhe komunitetit në mbështetjen e arsimit.

Në aktivitet mori pjesë edhe Drejtorja e Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar Arta Dhamo e cila uroi nxënësit, mësuesit dhe komunitetin për realizimin e klasës së re digjitale.

Ndërsa përfaqësuesi i Korpusit të Paqes Julian Willis tha se klasa do t’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë për tregun e së ardhmes.

Pas inaugurimit të klasës digjitale, në ambientet e shkollës u organizua një aktivitet festiv, ku nxënësit dhe komuniteti prezantuan edhe gatime tradicionale të zonës në një panair kulinarie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds