Semaforët e vendosur në qytetin e Lushnjës në vitin 2016 nuk funksionojnë. Rruga e Palmave, rruga më e bukur dhe më e populluar e qytetit,  “Shëtitorja e Palmave” tashmë I ka si pemët zbukuruese të palmave që përshkojnë dy anët e saj të rrugës semaforët se ata nuk punojnë më. Vetëm një vit pas vendosjes së tyre semaforët dolën jasht funksionit, madje disa thonë që semaforët patën vetëm dy javë jetë.

Të pyetur banorët e Lushnjes shprehen të shqetesuar, se kjo situatë është e rrezikshme për fëmijët e vegjël. Me ardhjen e emigrantëve rritet numri I automjeteve, shtohet trafiku  dhe mos pasja e semaforëve dhe tabelave nëpër kryqëzime shton rrezikun e aksidenteve.

Por pavarësisht kohës së gjatë që ky problem është prëzent dhe pavarësisht ndërrimit të administratës dhe Kryetarit të Bashkisë kjo gjë nuk ka ndryshuar. Ankesat e qytetarëve si gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët, sepse është trashëgimi mos vënia dorë në gjërat kryesore të qytetit dhe qytetarëve të tij, por vetëm në fasadën reklamuese të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds