Ditën e sotme mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka bërë një komunikim të shkurtër për gazetarët , pasi është pyetur për çështjen e Zvënecit.
“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.
