Para disa kohësh televizioni ynë ngriti problemin e një grope që ishte hapur dhe nuk po mbyllej nga ndërmarrja përkatëse në bulevardin “Kongresi”, para Bashkisë e cila ishte shkaktare e disa aksidenteve për qytetarët dhe mundësi për aksidente për automjetet që kalojnë në atë rrugë. Sot në kuadrin e investimeve që po kryhen në territorin e Bashkisë Lushnjë nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike po bëhet rregullimi i trotuarit ku ndodhej gropa. Gjithashtu për të shmangur trafikun në këtë kryqëzim është ndryshuar sensi i lëvizjes së makinave duke e kthyer këtë rrugë vetëm me një sens, thotë Elton Korreshi Nënkryetari i Bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds