Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin e një zyrtareje të Bashkisë Elbasan. I mituri, me inicialet B. H., u kap në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Porosia’, një javë pas ngjarjes së regjistruar më 5 nëntor në lagjen ’28 Nëntori’, ndërsa automjeti ishte në pronësi të shtetases A.D.

Sipas hetimeve paraprake, 17-vjeçari dyshohet se ka pasur rol në vendosjen e eksplozivit, ndërsa policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’, kryer në bashkëpunim, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Elbasan/Vijon operacioni i koduar “Porosia”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në shpërthimin me lëndë plasëse, të automjetit të shtetases A. D., një javë më parë. Lokalizohet dhe kapet njëri prej autorëve, që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në automjet.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku u shpërthye me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., u ndalua shtetasi në kërkim, B. H., 17 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se është bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse. Vijon puna për identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje dhe individualizimin e përgjegjësive penale të tyre, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *