Kultivimi i grurit në qarkun Fier vijon të shënojë rënie tẽ ndjeshme nga viti në vit. Në Boçovẽ tẽ njẽsisẽ administrative Levan kanẽ mbetur vetẽm tre kultivues nga 60 fermerẽ qẽ numẽroheshin dikur dhe nga 100 ha sot kultivohen vetẽm 30. Kultivuesi mẽ i madh i zonẽs Ismet Gega pohon se arsyet kryesore qẽ kanẽ ndikuar në rẽnien drastike tẽ sipẽrfaqeve tẽ mbjella me grurẽ janē shpopullimi masiv dhe mungesa e tregut.
Ndẽrkohé në Shënpjetër të njësisë administrative Seman, kanẽ mbetur vetẽm 7 ha nga 180 qẽ kultivoheshin dikur. Shteti e ka mẽ mirẽ tẽ mbushẽ kamionẽt me miell nga Serbia thotē kultivuesi Mili Sako, ndẽrsa grurin vendas e nxjer jashtẽ standarteve.
Sipas fermerit Ilirjan Jano në zonën e Rrethlibofshës, nga 400 ha kanẽ mbetur vetẽm 30. Pesticidet e shtrenjta, mungesa e farẽrave cilẽsore dhe mungesa e tregut kanẽ ulur ndjeshẽm interesin e fermerẽve tẽ zonẽs pẽr kẽtẽ kulturẽ.
Ndërkohë sipas të dhënave të marra pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier në vitin 2025 sipërfaqja e mbjellë me grurë arrinte në 8954 ha, ndërsa në vitin 2026 ka zbritur në 7127 ha, menjë tkurrje prej 1800 hektarësh. Po sipas të njëjtave burime edhe prodhimi ka pësuar rënie nga 34 884 tonë në vitin 2025, prodhimi i pritshëm arrin në 28707 tonë në vitin 2026.
Dikur Myzeqeja konsiderohej “Hambari i Shqipërisë” duke furnizuar një pjesë të madhe të vendit me drithëra ndẽrsa sot, shifrat tregojnë një realitet krejt tjetër.
