Spitali “Ihsan Çabej” në Lushnjë ka reaguar pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, lidhur me mungesën e medikamenteve dhe aparaturave mjekësore.
Në një reagim në rrjetet sociale, spitali thekson se deklarata e tij nuk pasqyron realitetin e institucionit, duke garantuar se nuk ka mungesa ilaçesh për pacientët. Gjithashtu sqaron se spitali është aktualisht në proces rikonstruksioni, çka ka sjellë një riorganizim të përkohshëm të shërbimeve, por pa ndërprerje të tyre për qytetarët.
Në njoftimin zyrtar thuhet se:
“Në lidhje me deklaratat në Kuvend sqarojnë se ato nuk pasqyrojnë situatën reale në spitalin e Lushnjës.
Spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, ndaj janë bërë riorganizime të përkohshne të shërbimeve, pa ndërprerë asnjë shërbim për qytetarët.
Nuk ka mungesa të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt”.

