Fermerët Erjon Bufasi dhe Afrim Çela nga fshati Gjazë i njësisë administrative Krutje, prej disa vitesh kanë bashkuar kapitalin ekonomik, fuqinë punëtore dhe kanë krijuar tre hektarë sera diellore për prodhimin e perimeve.

Bashkëpunimi ka rezultuar i suksesshëm dhe fermerët në fjalë vazhdojnë të shesin për eksport prodhimin e domates me një çmim mjaft të leverdisshëm duke krijuar të ardhura për familjet e tyre.

Avantazhet e këtij bashkëpunimi janë të dukshme pasi i gjithë prodhimi është i kontraktuar për tregun e jashtëm.

Përdorimi i teknologjisë së lartë, duke filluar nga përzgjedhja e varietetit, plehrat e përdorur si dhe lufta biologjike ndaj dëmtuesve dhe futja e bletëve në kohën e lulëzimit në serë, ka bërë që prodhimi të jetë 100%  brenda parametrave të kërkuara nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë bashkëbisedimit fermerët janë shprehur se edhe shumë fermerë të zonës duke parë rezultatet e tyre, po kërkojnë mundësi për t’u bashkangjitur apo dhe për të krijuar bashkëpunime të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds