Ky sezon nuk ka ardhur i mbarë për fermerët e Drenovës , një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë në Mallakastër.  Ata njëzëri ngrenë shqetësimin e rënies së ndjeshme të prodhimit dhe tharjes së pemëve, teksa theksojnë se  ndodhen në këtë situatë për të tretin vit radhazi. Sipas tyre  prodhimi është shumë i dobët për shkak të kushteve të pafavorshme  atmosferike dhe ndryshimet klimatike të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në dëmtimin e kulturës duke bërë  që nga një  burim kryesor të ardhurash për banorët, qershia të  kthehet në një kulturë gjithnjë e më pak fitimprurëse.

Banorët pohojnë gjithashtu se përveç klimës së paqëndrueshme, me ngrica në kohën e lulëzimit të pasuara nga temperatura të larta edhe kostot e  papërballueshme të mirëmbajtjes kanë rënduar edhe më shumë situatën. Ata theksojnë se prodhimi ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë familjare, pasi për shumë prej tyre qershia është  i vetmi burim të ardhurash.

Përballë kësaj situate një pjesë e madhe e banorëve kanë nisur të heqin dorë nga kultivimi i qershisë duke i prerë pemët për t’i zëvendësuar me kultura më rezistente si ulliri. Përballë kësaj situate ata kanë pohuar se nëse prodhimi do të vijojë me këto ritme, Drenova rrezikon të humbasë traditën e saj të njohur në kultivimin e qershisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds