Qeveria ka vendosur ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës.

Në fjalën e saj pas vendimeve të Këshillit të Ministrave, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj u shpreh se muajt e fundit ka pasur luhatje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve, por për shkak të stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme është vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit.

“Një tjetër vendim që miratuam lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Për këtë arsye, do të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës. Kanë qenë muaj me luhatje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve.

Në fakt prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësi. Kjo është edhe arsyeja pse vendosëm ta pushojmë Bordin.

Do të jemi shumë të kujdesshëm të monitorojmë lëvizjet e përditshme të çmimeve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds