Qëndra kombëtare e transfuzionit të gjakut Tiranë muajin janar ka ndërmarrë nismën për të sensibilizuar të gjitha institucionet shtetërore për të dhuruar gjak. Ndalesa e radhës këtë të enjte ka qenë komisariati i policisë Lushnjë.
Dhjetëra efektivë të policisë së shtetit në komisariatin e Lushnjës kanë dhuruar gjak dhe me këtë akt human bëjnë thirrje për sensibilizim, pasi të dhurosh gjak shpëton jetë!
Mjeku transfuziolog i qendrës kombëtare të gjakut Tiranë doktor Kristo Raca shprehet se dhurimi vullnetar është një nga mënyrat më efikase për përmbushjen e nevojave të të sëmurëve thalasemikë por edhe për nevojat e tjera
Lushnja është një ndër qytetet me numrin më të lartë të thalasemikëve në vend ku për rrjedhojë nevojat janë mjaft të larta, pasi banka rajonale e gjakut në Lushnjë përveç të sëmurëve të Lushnjës mbulon edhe nevojat e qyteteve të tjera të jugut të vendit.