Partia Demokratike, dega Lushnjë organizoi një protestë qytetare për të ngritur shqetësimet lidhur me gjendjen e Spitalit të Lushnjës dhe kushtet me të cilat përballen pacientët dhe stafi mjekësor. Protesta u zhvillua një ditë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të degës, Gentian Çela.

Qindra qytetarë u mblodhën në hyrje të spitalit, ku shprehën pakënaqësitë e tyre për problematikat që, sipas tyre, kanë shoqëruar prej vitesh këtë institucion shëndetësor. Protestuesit kërkuan investime konkrete për përmirësimin e kushteve, shtimin e shërbimeve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe statusin rajonal për Spitalin e Lushnjës.

Gjatë fjalës së tyre, qytetarët ndanë përvoja personale lidhur me trajtimin dhe shërbimet e marra në spital, por vlerësuan punën dhe përkushtimin e mjekëve e infermierëve.

Pas protestës para spitalit, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të qytetit drejt bashkisë. Në përfundim të protestës deputeti i PD-së Saimir Korreshi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, duke deklaruar se protestat për problematikat që shqetësojnë komunitetin do të vazhdojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds