Poston në rrjete sociale, fotografi të një 17-vjeçareje, me mbishkrime fyese, nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në Divjakë

Gjithashtu nis procedimi penal për shtetasin A. K., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë fizikisht një 82-vjeçar, i cili është rrëzuar dhe dëmtuar lehtë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 47 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin.

Procedim penal nis edhe për shtetasit:
-D. T., 57 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një 56-vjeçar, se shtetasi D. T. duke shpërdoruar detyrën si administrator i njësisë adminsitrative Frakull, i ka dhënë leje një shtetasi, për rikonstruksionin e një objekti që është pronë shtetërore. Vijojnë verifikimet rreth këtij kallëzimi;
-R. Ll., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin, xhiron ditore të postës private në të cilën ishte i punësuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds