Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej afro një muaji është transferuar në burgun e Fierit, ka publikuar një tjetër letër, këtë herë drejtuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në letrën e tij, ai ironizon me thashethemet që lidhen me forcën e vendimmarrjes së Ballukut në Partinë Socialiste.

Letra e Veliajt: “Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”.

Erion Veliaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *